Kurti: Jemi në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim të marrëveshjes

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 19:50
Kurti: Jemi në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim të marrëveshjes

Për takimin e 14 shtatorit me Vuçiqin, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe izolimin, situatën në veri dhe kërkesa e tij për BE-në, ka folur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

"Javën që shkoi janë bërë një vit prej se emisari i posaqem i Gjermanisë Jens Plotner dhe ai i Francës Emanuel Bonn, bashkë me emisarin evropian Lajcak prezantuan iniciativën franko-gjermane që mandej u bë propozim i BE-së,  për një marrëveshje normalizimi ndërmjet Kosovës  dhe Serbisë, me njohjen de facto në qendër.  Një vit nuk është pak dhe gjatë këtij viti ne kemi qenë konstruktivë dhe kreativë. Javën e ardhshme bëhen gjashtë muaj prej se zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian dhe përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrel në Ohër të Maqedonisë së Veriut, tha se ‘We have a deal’, pra kemi marrëveshje, sepse u pranua edhe aneksi i zbatimit. Andaj edhe gjashtë muaj nuk janë pak, dhe ja ku jemi sot, në prag të takimit të 14 shtatorit dhe nuk kemi zbatim të marrëveshjes", ka theksuar Kurti.

(Kosova Sot Online)