Një stuhi tani po godet Zvicrën

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 20:44
Një stuhi tani po godet Zvicrën

Një stuhi tani po godet Zvicrën, teksa është raportuar për një të tillë breshri që ka goditur sot Zuckerriet SG, që në orën 16:30, shkruan Blick, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pjesa tjetër e vendit tani po përballet edhe më shumë me këtë.

“Disa linja stuhish po lëvizin nga juglindja në jugperëndim – shiu do të godasë të gjitha rajonet deri të mërkurën”, thotë meteorologu Roger Perret nga Meteo News.

Në Zvicër ditët e fundit kanë qenë të nxehta dhe me diell, ndërsa sipas Meteo News, temperaturat e sotme të nxehta janë parë ndoshta për herë të fundit këtë vit, pasi gradualisht do të bëhet më freskët.

Ditën e martë ajri i ngrohtë, por edhe më i lagësht do të drejtohet sërish drejt rajonit alpin, teksa nesër priten reshje të mëdha shiu dhe ftohje falë frontit të ftohtë.

(Kosova Sot Online)