Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

  • A.P /
  • 12 September 2023 - 23:00
Kurti flet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sonte një bisedë telefonike me të Dërguarin e Posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Folën për çështjet aktuale, duke përfshirë marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe takimin e radhës të nivelit të lartë të dialogut me 14 shtator në Bruksel. U theksua nevoja për zbatimin e shpejt, të plotë dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër. Ata po ashtu folën edhe për situatën politike dhe të sigurisë në rajon.

Kryeministri e falënderoi Lord Peach për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, teksa u pajtuan që të mbesin në kontakt e komunikim të rregullt.

(Kosova Sot Online)