Nesër takimi trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 08:10
Nesër takimi trepalësh Borrell-Kurti-Vuçiq

Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga takimi në mes Kosovës e Serbisë. Dje Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht  takimin trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë,  Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq.

Takimi dy palesh qe nis ne oren 9 te memgjesit do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

“Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përfaqësuesi i Lartë, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, pasuar nga një takim i përbashkët trepalësh. Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Në fund të takimit do të ketë një deklaratë nga mediat e Përfaqësuesit të Lartë Borrell mbi rezultatet e takimit.

E mbrëmë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e 14 shtatorit me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe izolimin, situatën në veri dhe kërkesën e tij për BE-në.

Në një intervistë për Deutsche Ëelle, shefi i ekzekutivit kosovar ka thënë se, në takimin e ardhshëm në Bruksel, nuk pranon kërkesa territoriale, apo krijimin e strukturave të reja që kanë për qëllim të krijojnë fuqi ekzekutive në Kosovë, njëlloj siç ka bërë Dodiku në Bosnjë e Herzegovinë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

“Unë jam kryeministër i të gjithëve i dëgjoj të drejtat që i kërkojnë, nevojat që i kanë, mirëpo nuk mund të pranojë kërkesa të etnonacionalizmit territorial. Unë ju kam thënë edhe Presidentit Vuçiq, edhe ndërmjetësve evropian që unë nuk pranoj kërkesa territoriale, kërkesa për të drejtat e qytetarëve e jo për struktura të reja të cilat dëshirojnë të kenë fuqi ekzekutive dhe një president si lloji i Dodikut në Kosovë”, deklaroi ai.

Teksa foli për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, Kurti tha se ato e kanë dëmtuar rëndë dialogun dhe bisedimet në Bruksel.

Kryeministri Kurti po ashtu ka theksuar se, sipas tij, në veri të Kosovës tashmë veçse ka ndodhur de-eskalimi, dhe se e rëndësishme është që të mos bëhet rieskalimi i situatës.

“Sa i përket situatës në veri të Kosovës, ne kemi thënë që angazhohemi për deeskalim dhe më duhet të konstatoj që deeskalimi praktikisht ka ndodhur. Në duhet të mos kemi rieskalim, veçse rieskalimi potencial i ka rrënjët veçse në Beograd dhe kurrsesi në Prishtinë”, tha ai ndër të tjera.

(Kosova Sot Online)