Ish-këshilltari i Hashim Thaçit: Prokuroria e Gjykatës Speciale tani po operon me mendësinë e Millosheviçit
Artan Behrami, Ish-këshilltari i presidentit, Hashim Thaçi, ka kritikuar trupin Prokurorinë e Gjykatën Speciale,për shkak operacioneve të realizuara të martën në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, Prokuroria e Gjykatës Speciale ashtu po vepron me mendësi të Misholleviqit.
Behrami ka thënë se operacionet e djeshme, kanë vetëm një qëlllim frikësimin e dëshmitarëve.
“Prokuroria e Gjykatës Speciale tani po operon me mendësinë e Millosheviçit. Kur filloi të humbë të gjitha betejat në sallën e gjykatës, ka filluar bastisje dhe arrestime politike. Operacionet e djeshme kanë për qëllim frikësimin e dëshmitarëve“, ka shkruar ai.
“Por, Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk kanë dhoma të mjaftueshme të burgut për të zënë të gjithë shqiptarët që janë të gatshëm të sakrifikojnë për të treguar të vërteten për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës!”, ka ironizuar ai.
(Kosova Sot Online)