Burimet diplomatike për median serbe: Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, varen nga Albin Kurti

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 10:43
Burimet diplomatike për median serbe: Shpallja e zgjedhjeve në Serbi, varen nga Albin Kurti

Për mënyrën se si do të reagojë bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, ndërsa presin që presidenti Aleksandër Vuçiq të përmbushë atë që është zotuar në Marrëveshjen e Ohrit në mars të këtij viti.

Sipas burimeve të caktuara të Danas-it, presioni rreth Kosovës është i madh dhe i fokusuar në përmbushjen e obligimeve nga Ohri.

“Çdo gjë që nuk kontribuon në këtë është e papranueshme për bashkësinë ndërkombëtare, e cila nuk dëshiron një vonesë tjetër përmes fushatës zgjedhore dhe formimit të gjatë të qeverisë së re” i tha ky burim Danas-it serb.

Burimet pohojnë se Perëndimi dhe veçanërisht SHBA-ja kanë mekanizma për të “presionuar” Vuçiqin që të tërhiqet nga zgjedhjet.

Të njëjtat burime diplomatike të Danas pohojnë gjithashtu se “në një mënyrë të çuditshme, shpallja e zgjedhjeve varet nëse Albin Kurti do të urdhërojë kryetarët e komunave në veri të Kosovës të japin dorëheqje dhe të shpallin zgjedhje të reja”.

“Në rast se Kurti është i gatshëm t’i plotësojë këto kërkesa – nëse kryetarët e komunave japin dorëheqjen gjatë këtij muaji, dhe zgjedhjet mbahen në nëntor, d.m.th. nuk kemi asgjë kundër zgjedhjeve në Serbi, në dhjetor”

Burimet diplomatike të Danas, nga ana tjetër, thonë se Perëndimi nuk do të kishte asgjë kundër shpalljes vetëm të zgjedhjeve të Beogradit, gjegjësisht se zgjedhje të tilla nuk janë aspak në qendër të vëmendjes së tyre, sepse nuk kanë të bëjnë fare me Kosovën.

(Kosova Sot Online)