Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 11:18
Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë.

“Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, citohet të ketë thënë Musliu.

(Kosova Sot Online)