Kosova dhe Austria me nismë për njohjen e përvojës së punës dhe pensioneve

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 11:44
Kosova dhe Austria me nismë për njohjen e përvojës së punës dhe pensioneve

Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të filloj nismën me Austrinë për njohjen e përvojës së punë dhe pensioneve ndërmjet dy vendeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në arsyetimin e kësaj nisme tha se kjo ka për qëllim mbrojtjen shoqërore të qytetarëve.

“Me qëllim të lehtësimit të koordinimit të sigurimit social ndërmjet Kosovës dhe Austrisë dhe përafrimit të procedurave në fushën e sigurimeve shoqërore, MF-ja paraqet nismën për negocimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Murati.

Sipas tij, në këtë marrëveshje është paraparë që qytetarëve të Kosovës do t’iu njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e pensionimit.

“Me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës që kanë punuar dhe vepruar në Austri, ku pas arritjes së moshës së pensionimit që këtë pension ta marrin edhe në Kosovë. Qytetarëve të Kosovës do t’iu njihet e drejta për t’i bashkuar periudhat e pensionimit”, përfundoi Murati.

(Kosova Sot Online)