AAK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 11:55
AAK-ja inicion seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se kjo parti do të iniciojë seancë të jashtëzakonshme për Ligjin për Pagat, konkretisht koeficientin e pagave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Tahiri ka kërkuar që koeficienti i pagës të jetë 129 euro e jo 105 sa ka vendosur Qeveria. Për këtë ai ka kërkuar mbështetjen e deputetëve, në mënyrë që të votohet një rezolutë që e obligon Qeverinë që ta fusë këtë ndryshim në Ligjin për Buxhetin.

“Kemi neglizhim total të kësaj Qeveri ndaj administratës shtetërore, për Ligjin e pagave po kërkojmë seancë të jashtëzakonshme. Koeficienti duhet të ngitet nga 105 në 129 së paku dhe për këtë presim që të kemi mbështetjen e deputetëve. Kjo duhet të ndodh tani që të bëjmë një rezolutë që Qeveria në buxhet ta fusë vlerën në 129 euro , nëse kjo nuk ndodh ne do të iniciojmë një nismë ligjore për ndryshimin e Ligjit për buxhet”.

(Kosova Sot Online)