Qeveria e Kosovës miraton një vendim për punësimin e përkohshëm të personave të papunë

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 12:17
Qeveria e Kosovës miraton një vendim për punësimin e përkohshëm të personave të papunë

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin e Ministrisë së Financave, që personat që aktualisht janë të papunë, të angazhohen në procesin e regjistrimit të popullësisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë prezantimit të këtij propozim-vendimi, Ministri Hekuran Murati tha se kështu do të mundësohet punësimi i përkohshëm i të gjithë atyre që nuk janë të punësuar.

“Propozim-vendimi që keni para jush ka të bëjë me shtimin e një mase të re në kuadër të shtyllës së parë të masave për mbështetjen e punësimit në ofrimin e shërbimeve publike dhe synimi është që përgjatë procesit të regjistrimit që kemi para nesh, përmes kësaj mase aktive të tregut të punës, të mundësojmë punësimin e përkohshëm të gjithë atyre që aktualisht janë të papunë të angazhohen në procesin e regjistrimit. Pra, që sado pak, personat që janë të papunë në Republikën e Kosovës edhe përmes kësaj mase të mund të përfitojnë dhe të angazhohen qoftë edhe përkohësisht, në mënyrë edhe që të ndihmojnë në ofrimin e shërbimeve publike por edhe ata të përfitojnë përmes këtij angazhimi”, tha ai.

(Kosova Sot Online)