Droga dhe prostitucioni, goditet banda e lidhur me Shqipërinë nga 24 të arrestuar në Itali

  • S.A /
  • 13 September 2023 - 12:44
Droga dhe prostitucioni, goditet banda e lidhur me Shqipërinë nga  24 të arrestuar në Itali

24 persona anëtarë të një grupi kriminal që operonte në fushën e drogës dhe prostitucionit janë arrestuar në Itali këtë të mërkurë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sipas mediave grupi kishte bazën në Lombardi dhe ishte i lidhur me Shqipërinë dhe furnizoi një rrjet shpërndarjeje droge në territorin italian dhe zviceran.

Karabinierët arrestuan 24 persona për krimet e organizatës kriminale me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës, ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni, grabitje dhe zhvatje.

Mediat vendase shkruajnë se goperacioni masiv u zhvillua me 200 karabinierë në provincat e Milanos, Bergamos, Cremona, Leço, Lodi, Mantua, Monza Brianza, Piacenza, Savona, Torino dhe Varese, Brescia, Cosenza.

(Kosova Sot Online )