Përplasjet qeveri – komunë për çmimin 350 milionësh të unazës, Zogaj: Është autostradë që e rrethon Prishtinën dhe lidhet me hyrjet kryesore

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 13:19
Përplasjet qeveri – komunë për çmimin 350 milionësh të unazës, Zogaj: Është autostradë që e rrethon Prishtinën dhe lidhet me hyrjet kryesore

Një ditë pasi Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se Ministri i Financave, Hekuran Murati, s’po e jep nënshkrimin për Unazën e Jashtme të Prishtinës, nënkryetari i kësaj komune, Alban Zogaj ka thënë se do të insistojnë që ta ndërtojnë këtë projekt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zogaj ka thënë se ky projekt do të jetë autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në kryeqytet.

“Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt strategjik! Është autostradë që e rrethon Prishtinën, dhe lidhet me hyrjet kryesore në Kryeqytet. Pra, lidhet me hyrjen nga Gjilani, me hyrjen nga Fushe Kosova, me hyrjen nga Mitrovica dhe me hyrjen nga Podujeva! E shkarkon Kryeqytetin nga komunikacioni i panevojshem dhe krijon lidhje te reja me zonat industriale! Unaza e Jashtme e Prishtinës është projekt Nacional.

Ne do të insistojmë ta ndërtojmë këtë projekt, sepse fiton Prishtina, sepse fiton Kosova! Dhe, është futur si prioritet në Programin Politik të LDKsë ‘Rruga e Re’.”, ka shkruar Zogaj.

(Kosova Sot Online)