"Kush po bastis dhe arreston në Kosovë-EULEX thotë se nuk kanë marrë pjesë në bastisje e as në arrestimet e fundit"

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 13:38

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut, ka reaguar rreth rastit të bastisjes së banesës së vëllezërve Fazliu në Prishtinë dhe ndalimin e Rrustem Mustafës- Remit me kërkesë të Gjykatës Speciale, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ky këshill thënë se këto ngjarje po sjellin një shqetësim të madh per drejtësine e sovranitetit tonë.

“EULEX-i doli me një sqarim; se ata nuk kanë marrë pjesë në bastisje e as në arrestim në ndërkohë që intervistimet dhe të arrestuarit dërgohen në bazën e EULEX- it”,thuhet në komunikatë.

Banesa e vëllezërve Fazliu u bastis dje në mëngjes ku sipas familjarve u morën disa materiale, fotografi, libra, ndërsa pak orë më vonë u raportua për ndalimin e Rrustem Mustafës.

(Kosova Sot Online)