Publikohen vendimet që u morën gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa nga 23 vendimet që janë miratuar sot gjatë mbledhjes së 159-të të Qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Miratuam Projektligjin e ri për Shërbime Sociale dhe Familjare.
Inicuam reformë me Projektligjin për falimentim.
Themeluam Këshillin për Zhvillim të Industrisë.
Për të avancuar tutje bashkëpunimin në drejtësi, miratuam tri nisma të marrëveshjeve me Mbretërinë e Suedisë.
Me marrëveshjen me Austrinë, bashkatdhëtarëve tonë do të mundësohet njohja e përvojës së punës në të dy republikat.
Për pjesëmarrjen e Kosovës në “Programin e Tregut të Vetëm”, dërguam në Kuvend marrëveshjen ndërkombëtare me Bashkimin Evropian.
Aprovuam Koncept-dokumentin për Fushën e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Në solidaritet me popullin turk, ndamë 500 mijë euro për mbështetje të familjeve të ndikuara nga tërmeti në Turqi.
Ndamë mjete financiare për të mbuluar shpenzimet e transportit të kufomës së shtetases argjentinase.
Për realizimin e projekteve për katër deponi sanitare, për regjionet Prishtinë, Prizren, Podujevë dhe Gjilan, iniciuam shpronësimin e parcelave përkatëse.
Miratuam vendimet preliminare për shpronësim për interes publik për zgjerimin e rrugëve rajonale Prizren-Prevallë dhe Doganaj-Shtërpcë.
Pronat e menaxhuara dhe në pronësi të Republikës së Kosovës ia dhamë në shfrytëzim pa kompensim komunës së:
• Fushë Kosovës për ndërtimin e objektit të Njësisë profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim, si dhe
• Hanit të Elezit për ndërtimin e hapësirës për administratë dhe për park të qytetit.
Miratuam kërkesat për shpronësim të komunave të Prizrenit dhe Rahovecit, për varrezat e qytetit, përkatësisht ndërtimin e sheshit qendror të qytetit.
(Kosova Sot Online)