Në Shqipëri më 18 shtator do të nis regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive

  • E.K /
  • 13 September 2023 - 15:43
 Në Shqipëri më 18 shtator do të nis regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive

Në Shqipëri më datën 18 shtator do të nis regjistrimi i popullsisë dhe shtëpive, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se regjistrimi është operacioni më i rëndësishëm statistikor për të “lexuar të sotme dhe zhvilluar të ardhmen”.

“Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni”, tha Rama.

Për regjistrimin e popullsisë do të angazhohen 7.500 persona.

Ky do të jetë regjistrimi i dymbëdhjetë i popullsisë në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)