Ja pse po rritet qarkullimi i shërbimeve në hotele

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 16:25
Ja pse po rritet qarkullimi i shërbimeve në hotele

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin qershor 2023, indeksi i qarkullimit të shërbimeve kishte rritje më të madhe te hotelet me 13,71 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Qershor 2022), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, sipas ASK-së, në muajin qershor të këtij viti, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje te Transporti dhe Magazinimi për 0,96 për qind, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, qershor 2022.

(Kosova Sot Online)