Ja kush thotë: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 17:08
Ja kush thotë: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin Evropian, ku ka folur edhe për të ardhmen evropiane të Ukrainës, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Gjeorgjisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 Von Der Leyen ka thënë se është thënë qartë edhe nga Parlamenti Evropian, se e ardhmja e Ukrainës është në Bashkim Evropian.

Ajo gjithashtu ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku bënë pjesë edhe Kosovës, se vendin e ka në BE.

“Dhe kjo e ardhme është e qartë për t’u parë. Kjo Dhomë e ka thënë me zë të lartë: E ardhmja e Ukrainës është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë. E ardhmja e Moldavisë është në Bashkimin tonë.Dhe unë e di se sa e rëndësishme është perspektiva e BE-së për kaq shumë njerëz në Gjeorgji”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)