Kurti: As Presheva e as Bujanoci nuk kanë spital

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 17:27
Kurti: As Presheva e as Bujanoci nuk kanë spital

Për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka shkruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se komuniteti shqiptar ka të njëjtën vëmendje sikur komuniteti serb në Kosovë.

Ai ka përmendur që as Presheva e as Bujanoci nuk kanë spital e si pasojë e kësaj ata shkojnë në spitalin e Vranjës, ku nuk ka asnjë punonjës shqiptar.

Kurti bëri të ditur se për një vend punë të hapur për doktor, aplikuan 9 persona, 8 shqiptarë dhe 1 serb. Ai tha se serbi është pranuar.

“Ne nuk mund të diskriminojmë në respekt. Komuniteti shqiptar në Serbi ka të njëjtën vëmendje si komuniteti serb në Kosovë. kjo është vetë premisa e të drejtave të pakicave – se përkatësia etnike nuk mund dhe nuk duhet të përcaktojë vlerën ose mungesën tuaj në një vend.

6 mijë shqiptarë (siq ka raportuar Dr. Flora Ferati) janë larguar ilegalisht nga listat votuese dhe kështu ata nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë prona, ose t’i dërgojnë fëmijët në shkolla.

As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi – popullsia e të cilit janë kryesisht shqiptarë (70%) nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet aty pranë, në Vranje, ku nga 700 të punësuar nuk ka asnjë shqiptar.

Së fundi për një vend pune për doktor, aplikuan 10 persona – 9 shqiptarë dhe 1 serb. Ky i fundit u pranua. Ky është vetëm një shembull i diskriminimit të shqiptarëve, që përfshin edhe privimi i fëmijëve nga librat, cenzurimi i shprehjes artistike dhe spastrimi etnik mjete administrative”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)