Guerot takon Kurtin një ditë para dialogut të Brukselit

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 20:38
Guerot takon Kurtin një ditë para dialogut të Brukselit

Me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një takim, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për këtë takim ka njoftuar zyra e kryeministrit, të mërkurën teksa tregohet se është diskutuar edhe për takimin e nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, më 14 shtator në Bruksel.

Po ashtu është folur edhe për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, që do të mbahen në Prishtinë.

“Ambasadori Guerot e uroi Kryeministrin për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ofroi ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993”.

(Kosova Sot Online)