Pas Remit i konfiskohet telefoni edhe vëllait të Salih Mustafës

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 21:00
Pas Remit i konfiskohet telefoni edhe vëllait të Salih Mustafës

Me urdhër të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, vëllait të Salih Mustafës (Calit), Arben Mustafës i është konfiskuar telefoni, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar avokati i Mustafës, Betim Shala.

“Po është e vërtetë. Ka ndodhur sot rreth orës 16:00. Telefonin e ka konfiskuar policia e EULEX-it.  Kjo është bërë me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Dhomave të Specializuara në Hagë”.

Sipas tij, “ekziston dyshimi i kryerjes së veprës penale “pengim i drejtësisë”. Për momentin vetëm ky hap procedural është marrë, pra konfiskimi i telefonit”.

Gjykata Speciale e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Salih Mustafën me 26 vite burgim për krime lufte.

(Kosova Sot Online)