Kurti: Zyra e Kryeministrit publikon komunikatat në shqip dhe serbisht

  • A..P /
  • 13 September 2023 - 21:10
Kurti:  Zyra e Kryeministrit publikon komunikatat në shqip dhe serbisht

Zyra e Kryeministrit publikon komunikatat në dy gjuhë zyrtare, shqip dhe serbisht, tash e një muaj më parë, ka theksuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Kurtit kjo bëhet për të informuat qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb e të ketë më pak dezinformime.

”Një muaj më parë Zyra e Kryeministrit – për herë të parë që nga pavarësia – filloi praktikën e publikimit të komunikatave në të dyja gjuhët zyrtare të Kosovës. Ky është një hap i vonuar dhe jetik për t’u ofruar serbëve informacione të sakta nga qeveria e tyre, në një epokë dezinformimi“, ka shkruar Kurti.

Përfaqësues nga Lista Serbe kanë akuzuar Kurtin se ”po i diskrimino serbët“, por Kurti thotë se nuk ka diskrimini kur bëhet fjalë për aksionet në Veri sidomos që sipas Qeverisë kanë për qëllim rendin dhe ligjin. 

(Kosova Sot Online)