Kusari-Lila: A e dini se me Qeverinë Kurti Kosova po shënon progres!

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 21:47
Kusari-Lila: A e dini se me Qeverinë Kurti Kosova po shënon progres!

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se për herë të parë papunësia është nën 12 për qind, ndërkaq janë mbi 400 mijë të punësuar zyrtarisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E pyetur se me cilin projekt krenohet LVV-ja, ajo thotë se të gjitha indikatorët tregojnë për progres në Kosovë.

”Këto ndryshime janë të dokumentuara dhe faktuara. Ne kemi pasur progres në të gjithë indikatorët, qoftë në apektin e demokratizimit, funskionimit të institucioneve, lirisë së shprehjes së medias“, ka thënë Kusari-Lila.

Më tutje, ajo ka folur edhe për rastin e Klan Kosovës, duke thënë se çështja ka qenë biznesore dhe nuk ka pas të bëjë me median si operim.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër mediave dhe vazhdimisht janë prezentë nëpër emisione të ndryshme. 

(Kosova Sot Online)