Vuçiq e nderon me mirënjohje shefin e BIA-s për Kosovë

  • A.P /
  • 13 September 2023 - 22:04
Vuçiq e nderon me mirënjohje shefin e BIA-s për Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka nderuar me mirënjohje Bojan Dimiqin, shefin e BIA-s serbe për Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmi është konfirmuar nga presidenca serbe me një kumtesë për media.

Ky veprim vjen dy ditë pasi mediat në vend publikuan një bisedë ku Dimiq, e pranonte se ka dërguar dosje në Hagë kundër krerëve të UÇK-së.

Dimiq, një nga udhëheqësit e lartë të BIA-s serbe, flet për dëshmitarë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit në një bisedë telefonike me një person shqiptar, i cili në këtë audio-incizim prezantohet si personit ‘X’.

Biseda telefonike mes Dimiqit dhe personit ‘X’ është realizuar pak ditë pas shkuarjes së Thaçit dhe Veselit në Hagë. 

Dimiq dëgjohet duke e biseduar me personin ‘X’ shkuarjen e Thaçit dhe Veselit në Hagë.

“Këta udhëtarë për Hagë, ashtu po i depërtojnë, nuk di çfarë po mendoni”, i thotë Dimiq, shqiptarit nga Kosova në fillim të bisedës, i cili e falënderon zyrtarin e shërbimit serb.

(Kosova Sot Online)