Kaçanik:Lëndohet një person në vendin e punës

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 08:37
Kaçanik:Lëndohet një person në vendin e punës

Një person është lënduar në vendin e punës në Kaçanik, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, ai ka marrë lëndime në gishtin e dorës.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Kaçanik 13.09.2023 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në një punëtori, kishte pësuar lëndime në gishtin e dorës. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe inspektorati i punës. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)