Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 08:44
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalin prapë sot para trupit gjykues në Gjykatën Speciale, ku do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të dëgjojnë dëshmitarin e radhës kundër tyre, të cilin e sjell Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i ngarkon ata me krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

(Kosova Sot Online)