Takimet në Bruksel, Borrell e Lajçak e fillojnë me Vuçiqin

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 09:55
Takimet në Bruksel, Borrell e Lajçak e fillojnë me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar takimin në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin Miroslav Lajçak, raporton mediumi serb “N1”.

Takimi mes tyre filloi nga ora 09:00, ndërsa pas tij pritet që ndërmjetësit europianë të takohen edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në orën 11 është planifikuar një takim i përbashkët në kuadër të dialogut.

Ndërkaq, Borrell do të mbajë konferencë për media pas takimeve. 

(Kosova Sot Online)