Qeveria pret nga takimi Kurti-Vuçiq zbatimin e marrëveshjes

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 10:17
Qeveria pret nga takimi Kurti-Vuçiq zbatimin e marrëveshjes

Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu, tha se duhet zbatim i plotë, i shpjetë dhe pa kushte i marrëveshjes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryeziu tha se Qeveria pret qe BE-ja sot t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se për fatin e keq masat e kanë dëmtuar edhe procesin e dialogut.

“Masat kanë qenë të padrejta prej fillimi. Tash përfundimisht kanë humbur edhe kuptim meqë në njërën anë de-eskalimi praktikisht ka ndodhur, ndërkaq në anën tjetër Kosova po e zbaton me përpikëri marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian të arritur në Bratislavë me 10 korrik. Kanë kaluar më shumë se dy muaj prej kur është regjistruar incidenti i fundit serioz dhe protesta e fundit e dhunshme, në dhe rreth ndërtesave komunale ka tani 50% më pak prani të Policisë së Kosovës ndërkohë që ka më shumë punëtorë administrativë që i shërbejnë qytetarëve. Kurse së fundmi është finalizuar edhe Udhëzimi Administrativ që u hap rrugë zgjedhjeve të reja, dhe anë të mënyrën më demokratike të mundshme. Fatkeqësisht, masat e kanë dëmtuar edhe procesin e dialogut. Andaj sa më parë që largohen ato, është mirë edhe për Bashkimin Evropian dhe çka përfaqëson ky union por edhe për Kosovën”, tha Kryeziu.

(Kosova Sot Online)