Takimi Borrell, Lajçak-Kurti është i paraparë të fillojë në ora 10:00

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 10:20
Takimi Borrell, Lajçak-Kurti është i paraparë të fillojë në ora 10:00

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, bashkë me emisarin special të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke pritur udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë për takimin e ri të dialogut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Borrell e Lajçak takimet i nisën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa sipas agjendës pas takimit me të, ndërmjetësit europianë do të presin në takim kryeministrin Albin Kurti.

Takimi pritet të fillojë nga ora 10:00.

Ndërkaq, nga ora 11:00 pritet të mbahet takimi trepalësh dhe pas tij do të ketë një konferencë për media nga kryediplomati europian Borrell.

(Kosova Sot Online)