Kurti arrin në zyrat e BE’së për takimet e dialogut me Serbinë

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 10:45
Kurti arrin në zyrat e BE’së për takimet e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hyrë në zyrat e Bashkimit Europian, ku do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërmjetësit europianë më parë kanë takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi me Kurtin është paraparë të fillojë nga ora 10:00.

Ndërkaq, nga ora 11:00 pritet të mbahet takimi trepalësh dhe pas tij do të ketë një konferencë për media nga kryediplomati europian Borrell.

(Kosova Sot Online)