Kryeministrja serbe thotë se nuk është optimiste për arritje të marrëveshjes në Bruksel

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 13:08
Kryeministrja serbe thotë se nuk është optimiste për arritje të marrëveshjes në Bruksel

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq , thotë se nuk është optimiste se sot në Bruksel do të arrihet një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”

“Unë nuk jam optimiste në kontekstin e asaj që po flisnim. Ju mund të shihni se në vend po përpiqen të dobësojnë pozitën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe qeverisë së Serbisë në momente kaq të vështira. Në momentin kur presidenti duhet të fokusohet në mbrojtjen e interesave të Serbisë, opozita po flasin marrëzi për Parisin dhe nëse presidenti ka ngrënë apo jo, gjë që është e pakuptimtë dhe tregon papërgjegjshmërinë e tyre”, ka thënë ajo për mediat serbe.

(Kosova Sot Online)