Vazhdon bastisja në shtëpinë e Behar Berishës

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 13:57
Vazhdon bastisja në shtëpinë e Behar Berishës

Hetues të Prokurorisë së Specializuar në Hagë janë parë duke dal nga shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së, Behar Berisha, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga shtëpia e ish-ushtarit të UÇK-së, hetues të Prokurorisë së Specializuar janë parë duke u larguar nga shtëpia, por rreth saj ndodhen ende forca të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës.

Berisha ka qenë bashkëluftëtar i Sali Mustafës – Calit, i cili aktualisht gjendet në burgun e Hagës.

(Kosova Sot Online)