Trump: Ja kush po kërkon të më ndalojë në vitin 2024

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 14:28
Trump: Ja kush po kërkon të më ndalojë në vitin 2024

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u tha mbështetësve të tij se miliarderi majtist, George Soros, kërkon dëshpërimisht që ta ndalojë atë në vitin 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një email për mbështetësit, Trump thekson se ‘dinastia’ e Sorosit kërkon që ta pengojë atë që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke përdorur çdo burim të mundshëm.

Sipas NewsMax, letra e Trump për mbështetësit, titullohet: “Djali i Sorosit zhvendos prioritetet dhe burimet e tij për t’u fokusuar te mposhtja e MAGA në vitin 2024”.

“Soros është i dëshpëruar për të na ndalur ne! Dinastia e tij po derdh miliona për këtë qëllim”.

“George Soros ka shpenzuar deri më tani 50 milionë dollarë për të blerë Shtëpinë e Bardhë, dhe një super-komitet i lidhur me Sorosin ka shpenzuar 75 milionë dollarë”.

“Ai është donatori i vetëm më i madh në politikën amerikane. Dhe tani, i biri synon të shpenzojë miliona, për të ndaluar lëvizjen tonë të bukur”.

“Së bashku, ne mund të tejkalojmë Sorosin dhe të ndalojmë dinastinë e tij që të blejë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Unë jam bërë shënjestër e Trump sepse kam përmbysur statukuonë kur isha president”.

“Këto interesa të veçanta në hijë e dinë se lëvizja jonë është kërcënimi i vetëm më i madh për kontrollin e tyre mbi pushtetin,” përfundon Trump.

(Kosova Sot Online)