Kurti do të dalë në konferencë pasi të deklarohet Borrelli

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 14:56
 Kurti do të dalë në konferencë pasi të deklarohet Borrelli

Kanë përfunduar takimet në Bruksel të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka thënë se bisedimet disaorëshe përfunduan pa sukses.

Nga Qeveria kanë konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të dalë në konferencë pasi të deklarohet Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, konferenca e të cilit parashihet të jetë pas orës 15:00.

Vuçiq pretendoi se kryeministri Kurti “e refuzoi propozimin europian” dhe e akuzoi atë zakonshëm se refuzon të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Ne të gjithë i kemi propozimet tona – shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së. Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”, u tha Vuçiq gazetarëve.

(Kosova Sot Online)