Hoxha: Ky është viti i tretë që nis mbrapsht edhe pse s’ka as pandemi e as grevë

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 15:18
Hoxha: Ky është viti i tretë që nis mbrapsht edhe pse s’ka as pandemi e as grevë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për çështjen e librave, duke thënë se ka shkelje flagrante të ligjit, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit, që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, që prindërit t’i blejnë vetë librat shkollorë për fëmijët e tyre këtë vit dhe pastaj të rimbursohen ka nxitur reagime të ashpra, veçanërisht tek opozita. MASHT-i është arsyetuar se ka marrë këtë vendim për të ndalur keqpërdorimin që u bë gjatë viteve të kaluara me blerjen e librave.

“Ky është viti i tretë që nis mbrapsht, edhe pse s’ka as pandemi, as grevë. Si ka mundësi që një qeveri që gojën e ka plot barazi të sfidojë këtë parim kushtetues. Kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore si dhe ligji që është në fuqi për arsimin parauniversitar. Të gjitha këto vendime paraqesin shkelje flagrante ligjore. Lista e shkeljeve dhe parregullsive është e gjatë. 3 milionë euro të digjitalizimit ka shkuar për subvencionimin derisa reforma e premtuar në arsim mbetet në sirtar”, ka thënë Hoxha para deputetëve të Kuvendit.

(Kosova Sot Online)