Arifi takon Escobarin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 15:19
Arifi takon Escobarin, bisedojnë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka takuar të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Arifi ka thënë se ka adresuar shqetësimin e madh mbi privimin e të drejtave bazë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës si dhe ka kërkuar ndalimin e procesit të pasivizimit të adresave, proces i cili sipas tij, shkel drejtpërdrejtë të drejtat elementare njerëzore.

“Lidhja e ngushtë politike me SHBA-në është e pandryshueshme dhe njëherit garancë për forcimin e Republikës së Kosovës. Sa më e fortë Kosova, po aq Lugina e Preshevës”, ka shkruar Arifi.

(Kosova Sot Online)