Pse Borrelli e shtyu deklarimin për media!

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 15:32
Pse Borrelli e shtyu deklarimin për media!

Deklarimin për media, përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, e ka shtyrë për orën 20:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Ky deklarim i tij ishte planifikuar të bëhet në orën 15:00, mirëpo në faqen zyrtare të BE-së tani është paralajmëruar të mbahet në orën 20:00.

Kujtojmë se në një prononcim para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bisedimet kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të bëjë kompromis.

Deri më tani Kurti nuk është deklaruar për media rreth këtij takimi.

(Kosova Sot Online)