Aliu: Po vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës

  • E.K /
  • 14 September 2023 - 15:44
Aliu: Po vazhdon ndërtimi dhe renovimi i shtëpive të shqiptarëve në Veri të Kosovës

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, njoftoi se po vazhdon ndërtimi i disa shtëpive të shqipatëve në veri vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Duke shkruar për këtë, ai e ka goditur ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke publikuar një titull të vitit 2020 ku shkruhet: “Serbia investon milionat në veri, Qeveria Hoti largon projektin 500 mijë eurosh për shtëpitë e shqiptarëve".

“Po vazhdon Ndërtimi dhe Renovimi i Shtëpive të Shqiptarëve në Veri të Kosovës. Tashmë përpjekjet tona për ndërtimin e Shtëpive të para në Veri të Republikës së Kosovës, veçse kanë marrë rrugën e duhur. ℹShumë shpejt pritet që të përfundojnë procedurat tjera për vazhdimin e projektit në tërësi për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive tjera në veri të Kosovës”, shkroi Aliu.

(Kosova Sot Online)