Borrell: Pas takimit jo të suksesshëm në Bruksel do t’i informojë shtetet anëtare të Unionit

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 16:23
Borrell: Pas takimit jo të suksesshëm në Bruksel do t’i informojë shtetet anëtare të Unionit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se pas takimit jo të suksesshëm trepalësh sot në Bruksel do t’i informojë shtetet anëtare të Unionit dhe do të marrin një vendim mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Pas këtij takimi, unë dhe Miroslavi do t’i informojmë shtetet anëtarë dhe do të vendosim bashkë për rrugën përpara”, ka thënë Borrell në konferencën për media pas takimeve që pati me kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Ai ka falënderuar emisarin Lajçak dhe ekipin e tij që “ka punuar në rrethana të vështira”.

(Kosova Sot Online)