Kurti: Sot e kam marrë vesh për ekzistencën e një dokumenti të Serbisë

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 16:37
Kurti: Sot e kam marrë vesh për ekzistencën e një dokumenti të Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sot e ka marrë vesh për ekzistencën e një dokumenti të Serbisë që kërkon fillimisht zbatimin e Asociacionit e më pas potencialisht të vazhdohet me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti thotë se ky kushtëzim i Serbisë është bërë qëndrim i emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, dhe potencon se për të ecur përpara duhet të tejkalohet një kushtëzim i tillë.

“Unë sot e morra vesh që ka 6 muaj që nuk ec puna me zbatimin e sekuencuar të marrëveshjes, sepse është vënë kushtëzimi i Serbisë. Këtë dokument nuk e kam pasur më herët. Kushtëzimi i Serbisë është shndërruar në qëndrim të emisarit Lajcak. Për të ecur para duhet të tejkalohet kjo”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Kurti thotë se një kushtëzim i tillë është kundër Marrëveshjes së Ohrit.

“Ta anashkalosh esencën e marrëveshjes së Ohrit, e ta vendosësh Asociacionin si parakusht thuajse ndodhemi në prill të 2013, është në kundërshtim me vetë marrëveshjen bazike”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)