A do t’i jap Kurti leje Vuçiqit për ta vizituar Graçanicën?

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 17:04
A do t’i jap Kurti leje Vuçiqit për ta vizituar Graçanicën?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nëse do t’i japë leje presidentit të Serbisë, Alekssander Vucic, për të vizituar Graçanicën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka pyetur gazetarin nëse e ka parë kërkesën e Vuçiqit, duke thënë se në momentin që presidenti serb do ta dërgojë kërkesën për vizitë, do ta trajtojë atë me seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh.

 “A e keni parë kërkesën.. Kur të na e dërgojë kërkesën do ta trajtojmë më seriozitetin dhe sinqeritetin më të madh”, ka thënë kryeministri.

(Kosova Sot Online)