Kurti: Hapat e radhës janë negociatat intensive që duhet të organizohen nga Bashkimi Evropian

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 17:20
Kurti: Hapat e radhës janë negociatat intensive që duhet të organizohen nga Bashkimi Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se hapat e radhës janë negociatat intensive që duhet të organizohen nga Bashkimi Evropian, e ku teksti që është në letër të marrëveshjes bëhet realitet në terren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Hapat tjerë janë negociata për sekuencimin implementimit të udhërrëfyesit. Pra çfarë ekziston si tekst në letër, bëhet realitet në terren. Por për këtë kemi nevojë për bisedime intensive që duhet të organizohen nga lehtësuesit dhe ndërmjetësuesit që shpresoj që do ta na ftojnë neve sa më parë”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

(Kosova Sot Online)