Murati: Borell dhe Lajçak po ia mbajnë anën Serbisë, as që po e fshehin më

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 20:34
Murati: Borell dhe Lajçak po ia mbajnë anën Serbisë, as që po e fshehin më

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë – Serbi, Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut, duke aluduar haptas se këta të fundit po ia mbajnë anën Serbisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Murati ka thënë se një propozim që e kishte dhënë Serbia gjashtë muaj më parë, më 14 shtator është paraqiur si qëndrim i Bashkimit Evropian.

Për këtë ai ka thënë se Borrell dhe Lajçak nu po fshehën më.

Në vend të një propozimi real, HR Borrell i BE-së paraqiti një nga kërkesat 6-mujore të Serbisë, duke e maskuar atë si një propozim kompromisi që vjen nga BE-ja. Për cilin propozim Serbia – e keni marrë me mend mirë – i tha po. Borrell dhe Lajcak as nuk po përpiqen ta fshehin më”, ka shkruar Murati në Twitter.

(Kosova Sot Online)