Latifi: Ja mënyra për ta zgjidhur problemin me Serbinë

  • A.P /
  • 14 September 2023 - 22:18
Latifi: Ja mënyra për ta zgjidhur problemin me Serbinë

Blerim Latifi, profesor universitar, ka thënë se ekzistojnë tri mënyra për ta zgjidhur problemin në mes të Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Si pikë e parë Latifi përmendi ”forcën e armëve“, pra luftën – por ai tha se ”kjo ka përfunduar në vitin 1999”.

”E para është me forcën e armëve, unë dhe ti kemi një problem për një territor të caktuar dhe hajde e zgjedhim siç e ka zgjedhur njerëzimi prej fillimit”, ka thënë Latifi, të enjten.

Si pikë të dytë e përmendi një zgidhje të imponueshme nga perëndimi, por se SHBA-ja dhe BE-ja nuk po kanë vullnet për këtë.

”E dyta është me imponu, një fuqi hegjemonike e imponon një marrëveshje të caktuar. Dy vende të vogla, sheragjike, s’po merren vesh me njëra tjetrën dhe vjen me një formulë që e imponon”, ka thënë ai.

Ndërkaq si pikë të tretë e përmendi lodhjne e dy vendeve nga mosmarrëveshja.

”E treta është kur të dy palët që janë në konflikt vjen një ditë dhe lodhen prej këtij konflikti dhe ajo bëhet barrë e përballueshme për ta dhe thonë hajde merremi vesh sepse nuk jemi duke ia parë hajrin kësaj pune”, ka deklaruar ai.

Për pikën e tretë, Latifi tha se “Serbia nuk lodhet edhe 100 vjet, pasi është shtet i njohur”.

Ai përmendi rrezikun që nëse vazhdon kontesti atëherë bashkësia ndërkombëtare mund ta rihapë shtetësinë e Kosovës, pikërisht Latifi thotë se këtë e dëshiron Serbia.

(Kosova Sot Online)