Gaxherri: Me mujt nesër kishim shku në zgjedhje, jemi krejtësisht të përgatitur

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 08:53
Gaxherri: Me mujt nesër kishim shku në zgjedhje, jemi krejtësisht të përgatitur

Anëtarja e kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri, thotë se ka arsye për të shkuar vendi në zgjedhje, pasi që sipas saj situata politike është keq në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gaxherrit, deklaron se janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje qysh nesër dhe se janë të përgaditur për zgjedhje.

“Me mujt nesër kishim shku në zgjedhje, natyrisht sepse jemi të përgatitur tashmë, pikërisht për këtë gjë e kemi bërë këtë punë edhe programin edhe po e përmbyllim procesin zgjedhor brenda partisë politike, të shohim na mbetët vetëm Kuvendi Qendror, i cili është në fund të shtator. Pra, jemi krejtësisht të përgatitur për zgjedhje dhe kemi një matje, ne kemi dalë para një viti, dhe jemi të parët si parti. Ne kemi arsye me kërku për me shku në zgjedhje, përveç këtyre matjeve tona kemi arsyen kryesore që vendi është keq, por fatkeqësisht qeveria parakohësh shkon me mocion, shkon me votë në Kuvend”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)