Catherine Ashton sot viziton Kosovën

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 09:39
Catherine Ashton sot viziton Kosovën

Ish-përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Catherine Ashton, sot do të vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ashton do të marrë pjesë në konferencën “Dialogu me Serbinë: Mësime nga e Kaluara për të Ardhmen e Procesit”.

Ashton nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka qenë Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, kohë kjo kur ka ndërmjetësuar një mori takimesh Kosovë-Serbi.

(Kosova Sot Online)