Ashton: S’kisha pse të kaloja orë të tëra për Serbinë e Kosovën, e bëra sepse besova

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 11:04
Ashton: S’kisha pse të kaloja orë të tëra për Serbinë e Kosovën, e bëra sepse besova

Ish-përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, tha se ndërmjetësit europianë dhe BE-ja po përpiqen që normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi të ketë sukses meqë besojnë në të dhe duan ta bëjnë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ashton tha se edhe Josep Borrell, që tanimë është në postin që kishte ajo, po e bën të njëjtën, derisa për emisarin Miroslav Lajçak shtoi se e do suksesin e këtij procesi.

“Lajçaku ka punuar për mua dhe me mua për shumë vjet dhe është person që e do suksesin e Kosovës. Ai po e bën këtë sepse beson në të. Ata po dalin me ide, sepse ata ju duan juve. Unë s’kisha pse t’i kaloja gjithë ato orë me Serbinë dhe Kosovën, por e bëra sepse besova në të. Shumë vende duan t’i bashkohen BE-së, shumë vende duan të kenë raporte të fuqishme me BE-në”, ka thënë ajo.

Ashton tha se ajo që po bën Kosova dhe Serbia është e vështirë dhe e rrallë, sepse nuk ndodh në shumë vende të botës.

“Ajo çfarë po provoni të bëni është për të ardhmen. Ju duhet të njihni dhe të respektoni të kaluarën, të njihni dhe të respektoni njerëzit që kanë vuiajtur, shumë njerëz. Dhe duhet ta dini se ajo çfarë po bëni dhe keni bërë në të kaluarën është që ta bëni të ardhmen më të mirë. Dhe kjo kërkon kurajë dhe lidership. Dhe është diçka e rrallë që ndodh në botë, ju s’mund ta gjeni shpesh. Por e gjeta këtu dhe në Serbi”.

(Kosova Sot Online)