Prishtinë: Një grua plaçkitet nga dy të armatosur

  • E.K /
  • 15 September 2023 - 11:31
Prishtinë: Një grua plaçkitet nga dy të armatosur

Dje në mesditë, një grua ka raportuar në Polici se është plaçkitur nga dy persona të armatosur në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur dhe të armatosur kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)