
Specialja ia konfiskon telefonin vëllait të Hakif Zejnullahut

Zyrtarë policorë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Bajram Zejnullahut, vëllait të heroit Hakif Zejnullahu, përcjell “Kosova Sot Online”.
Familja Zejnullahu njihet si një nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonët iu janë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.
(Kosova Sot Online)