Touval: Josep Borrell nuk është mik i Kosovës

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 16:18
Touval: Josep Borrell nuk është mik i Kosovës

Yonatan Touval, politolog izraelit dhe anëtar i bordit në Institutin për Politikë të Jashtme dhe Rajonale, ka shkruar sot lidhur me qëndrimet e vjetra të Borellit lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Touval ka thënë se Borrelli nuk është mik i Kosovës, duke potencuar se pozicionet e tij të mëhershme ku shpreh përkrahje për “integritetin territorial të Serbisë” është qëndrim që rrjedh nga kundërshtimi i Borrell ndaj pavarësisë së Katatonisë.

Analisti izraelit ka thënë se ky pozicion ishte kritik edhe kur ai u emërua kryediplomat i Spanjës por edhe Përfaqësues i Lartë i BE-së.

“Kosova nuk ka shok tek Borelli. Pozicioni i tij këtu rrjedh nga kundërshtimi i tij ndaj pavarësisë #Katalane. Ky pozicion është kritik për emërimin e tij si Ministër i Jashtëm i Spanjës dhe së fundmi si Përfaqësues i Lartë i BE-së”, ka shkruar Touval.

(Kosova Sot Online)