Vrasja në Podujevë/Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

  • A.P /
  • 15 September 2023 - 17:50
Vrasja në Podujevë/Policia kërkon ndihmë nga qytetarët

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit të dyshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 11.09.2023, në Podujevë.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192, thuhet në njoftimin nga Policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)